Kthehu

Kushtet e përdorimit

Përditësuar së fundi: Nëntor 2026

Duke përdorur SIQA Delivery, ju pranoni këto kushte. Shërbimi mbulon marrjen e porosive në Gjermani dhe transportin deri te adresa juaj në Kosovë, Shqipëri ose Maqedoninë e Veriut.

Përgjegjësia

Klienti është përgjegjës për gjurmimin e porosisë deri në dorëzimin në adresën tonë në Gjermani. Pas pranimit në magazinën tonë, përgjegjësia për dërgesën kalon te SIQA Delivery sipas statuseve të gjurmimit.

Çmimet

Tarifa standarde e transportit: për porosi deri në 100 € — 20 €; për porosi mbi 100 € — 20% e vlerës totale të porosisë.

Për pako mbi 6 kg ose mbi 60 cm (mjafton që pakoja të kalojë njërin nga këta kufij): për porosi deri në 100 € — 25 €; për porosi mbi 100 € — 25% e vlerës totale të porosisë.

Posta vendore paguhet shtesë për secilën pako. Kosovë: pako e vogël 2,50 €, pako e madhe 5 €. Shqipëri dhe Maqedoni e Veriut: pako e vogël 5 €, pako e madhe 10 €.

Një kupon zbritjeje ul vetëm tarifën e transportit, jo postën vendore, dhe duhet të jetë aktiv në momentin e krijimit të porosisë. Çmimet mund të ndryshohen; vlejnë ato në momentin e krijimit të porosisë.

Kontakt

Për pyetje: info@siqastore.com.

© 2026 Siqa Group. Të gjitha të drejtat e rezervuara.